Sot, pikërisht në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Gjykata Speciale fillon seancat gjyqësore për vitin 2024

Sot, pikërisht në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut, Gjykata Speciale kundër UÇK-së  e ka zgjedhur si datë për të filluar  seancat gjyqësore të  vitit 2024 në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë çështje gjyqësore deri më tani janë dëgjuar gjithsej 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të kësaj gjykate. Në njoftimin javor që u publikua u tha se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit,  që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera. Po ashtu, edhe katër seanca që janë paraparë për muajin shkurt në këtë çështje gjyqësore, janë anuluar. Mund të jetë edhe rastësi zgjedhja e kësaj datë, por kjo përkujton njërën ndër masakrat më antinjerëzore që i kishte kryer  kundër popullatës shqiptare të Kosovës deri në atë kohë regjimi kriminal i Millosheviqit. Pikërisht kjo masakër e policisë dhe Ushtrisë së Serbisë, kundër popullatës civile shqiptare, bërë që të lëvizë nga vendi diplomacia e “rëndë”, e cila edhe çoi në Konferencën e Rambujesë e më vonë edhe intervenimin e NATO-s kundër makinerisë barbaroide serbe.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …