Sot Policia e Kosovës ka mbajtur një ceremoni përmbyllëse për vitin që po e lëmë pas

Sot Policia e Kosovës ka mbajtur një ceremoni përmbyllëse për vitin që po e lëmë pas

Sot Policia e Kosovës ka mbajtur  një ceremoni përmbyllëse për vitin që shkoi. Të pranishëm ishin krerët e Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e vlerësuan të suksesshëm rolin e këtij institucioni. Ministri Skënder Hyseni, tha se nëse bëhet një krahasim i të arriturave dhe dështimeve në Polici, dominon e para për çka ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët të Policisë. Ai theksoi se Policia ka bërë që në Kosovë të dominojë ligji dhe askush mos të jetë mbi ligjin. Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni,i cili së bashku me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi ndanë mirënjohje për një numër të pjesëtarëve të Policisë si polic i dalluar, letër falënderimi etj.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …