Sot rivarrosen trupat e Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të vrarë gjatë luftës nga serbët

Sot rivarrosen trupat e Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të vrarë gjatë luftës nga serbët

Sot do të bëhet varrimi i Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Trupat e tyre ishin gjetur në varrezat e Mitrovicës, në fund të vitit të kaluar. Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve” ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me ADN. Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi do të varrosen në varrezat e martirëve, në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Isuf  Bytyçi: NË MUNIH TË GJERMANISË U FESTUA 28 NËNTORI ­– DITA E FLAMURIT

Më 26 nëntor 2025, nga ora 18:00 u mbajt festë në Munih të Gjermanisë, për …