leoni

Vaksinat Moderna dhe Pfizer mund të shkaktojnë një efekt anësor në zemër, te meshkujt në moshë të re

Vaksinat Moderna dhe Pfizer mund të shkaktojnë një efekt anësor në zemër, te meshkujt në moshë të re

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se ekziston një lidhje e mundshme që dy vaksinat antiCovid të Moderna dhe Pfizer mund të shkaktojnë një efekt të rrallë anësor në zemër, kryesisht tek meshkujt në moshë të re. Agjencia federale e shëndetit publik bëri me dije se më shumë se 1,200 persona që kanë marrë këto vaksina zhvilluan miokardi apo inflamacion të muskujve të zemrës. Efektet ishin më të dukshme tek meshkujt sesa te  femrat dhe ato u vunë re më shumë pas marrjes së dozës së dytë. Efektet anësore, të cilat përfshijnë lodhje dhe dhimbje gjoksi, kanë qenë të lehta dhe se shumica dërrmuese e atyre që u diagnostikuan me miokardi janë shëruar plotësisht. Agjencia arriti në përfundimin se pavarësisht një lidhje të mundshme mes dy vaksinave dhe miokardisë, përfitimet nga marrja e tyre janë shumë më të mëdha se rreziqet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …