Doli në dritë libri: Opinione dhe Analiza i autorit, Nezir Myrtaj

Doli në dritë libri: Opinione dhe Analiza i autorit, Nezir Myrtaj

Në librin, Opinione dhe Analiza, autori, Nezir Myrtaj  ka radhitur disa nga shkrimet  e vështrimet që kanë botuar analistët, studiuesit, lexuesit  dhe njohësit veprave të tij,  të botuara qysh prej mbarimit të luftës së UÇK-së e deri tani. Në libër janë prezantuar kryesisht shkrimet me rastin e përurimit të librave, por edhe analiza, vështrime e vlerësime të veprave të tij nga autorët të ndryshëm, që merren edhe me kritikën letrare, po ashtu edhe disa “parathënie” që ka shkruar vetë autori për disa nga librat e tij.

Duke qenë njohës mjaft i thellë  i një game të gjerë të problemeve dhe rrjedhave politike shoqërore në vend e më gjerë, studiues i vëmendshëm dhe kundrues realist i rrethanave, problemeve të caktuara dhe temave të ndryshme, qoftë nga e kaluara apo aktualiteti, Nezir Myrtaj, në veprat e tij të botuara deri tani ka bërë emër të krijuesit me qasje origjinale, në trajtimin dhe interpretimin e temave të caktuara kryesisht nga realiteti faktik që ka mbretëruar dhe që po mbretëron në Kosovë, por edhe nga jeta e vepra e dëshmorëve, pastaj vepra  me vlera dokumentare, ndriçime e refleksione, analiza e komente, vështrime e studime, në të cilat ka treguar një shkallë të lartë perceptimi në pasqyrimin me objektivitet të problemeve të ndryshme, që ka marrë në trajtim.

Autori në këtë libër ka prezantuar vështrimet e analizat që kanë shkruar për disa nga librat e tij: Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi  tani i ndjerë, pastaj prof. dr. Hakif Bajrami, kolonel, Dilaver Goxhai, dr. Sadri Fetiu, Mr. Sheremet Krasniqi, Mr. Hamdi Thaçi,  Ahmet Qeriqi e Fatmir Brajshori.

Libri, Opinione dhe Analiza i autorit, Nezir Myrtaj ka 135 faqe, shtypi Lena Graphic Design, në Prishtinë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

DR. SKËNDER DEMALIAJ PROMOVOI 20 LIBRA NGA FUSHA TË NDRYSHME

DR. SKËNDER DEMALIAJ PROMOVOI 20 LIBRA NGA FUSHA TË NDRYSHME

Para pak ditësh në një veprimtari në Tirana International Hotel, në formë ekspozeje Dr. Skёnder …