leoni

Sot shënohet 122-vjetori i “Alfabetares” së parë në gjuhën shqipe, e cila u shtyp, në Stamboll

Sot shënohet 122-vjetori i “Alfabetares” së parë në gjuhën shqipe, e cila u shtyp, në Stamboll

Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Stamboll, më 27 shkurt të vitit 1897, atdhetarët e njohur shqiptarë nxorën në dritë, “Alfabetaren e gjuhës shqipe”, e cila u botua me nismën e arsimuesve të njohur: Sami Frashëri, Jani Vreto e Pashko Vasa. Kjo ishte vepra  ndër më të rëndësishmet e rilindësve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 kishin themeluar “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe dhe ta vinte atë në shërbim të çështjes së çlirimit kombëtar nga Turqia. Alfabeti i kësaj Abetareje plotësonte njërën nga kërkesat bazë të Rilindjes Kombëtare, lidhur me përhapjen e arsimit kombëtar,  që i hapte rrugën veprave të para të Rilindjes sonë Kombëtare. Në gjirin e kësaj shoqërie atdhetare  bashkëpunuan, vëllezërit Frashëri, Pashko Vasë Shkodrani, Jani Vreto, e të tjerë. Fetë e ndryshme të këtyre arsimuesve, jo vetëm që nuk u bënë pengesë për bashkëpunim, por përforcuan idenë se për çështjen e gjuhës, kombit, kulturës e Atdheut shqiptarët kishin qenë dhe ishin bashkë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …