Në Skënderaj u shfaq filmi dokumentar, kushtuar luftëtarit sypatrembur të Kopiliqit, Sejdi Fazli Shala, i realizuar nga Televizioni Dielli

Sot në ambientet e Shtëpisë së Kulturës të Komunës së Skenderajt, në praninë e qindra pjesëmarrësve u shfaq filmi dokumentar, kushtuar luftëtarit sypatrembur të Kopiliqit, Sejdi Fazli Shala. Fillimisht të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti komandanti i Zonës Operative të Drenicës,  gjatë kohës së luftës së UÇK-së dhe nënkryetari aktual i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, pastaj të pranishmit i përshëndeti Florentina, vajza e Heroit,  Sejdi Shala. Më pas u shfaq Filmi i realizuar nga Televizioni Dielli në 24-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Sejdi Fazli Shala i cili ka një biografi shumë të pasur të rezistencës, në tërë vitet 90-të e deri në rënien e tij heroike,  24 vjet më parë. Në fund u  interpretua kënga premierë për dëshmorin, Sejdi Shala nga këngëtari emblematik i këngëve të Rugovës, Dukagjinit dhe i trojeve shqiptare,  Shaban Demaj.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …