Sot varroset trupi i veprimtarit, atdhetarit dhe luftëtari i lirisë, Rilind Bytyçi

Sot varroset trupi i veprimtarit, atdhetarit dhe luftëtari i lirisë, Rilind Bytyçi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i lirisë Rilind Bytyçi, lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ilirian Bytyqi. Ai ka njoftuar se më 26 qershor, 2019, në ora 18:30 babai i tij, Rilind Bytyçi ka ndërruar jetë. Akademia  për nder jetës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Rilind Bytyçi do të mbahet sot në orën 12:00, te Biblioteka e Re, në Therandë. Varrimi i trupit të tij  do të bëhet në fshatin Studençan në orën 14:00, duke filluar me një homazh tek lapidari i dëshmorëve në Studençan. Rilind Bytyçi ishte veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare, i cili i ka dhënë një kontribut të çmuar kombit e atdheut.

Qysh i ri në moshën 24 vjeçare, në vitin 1963 ishte largua nga fshati Studenqan i Therandës dhe qe  vendosur,  në Melburn të Australisë ku edhe filloi aktivitetin e tij kombëtar në Shoqërinë, “Bajram Curri”, Për 27 vjet  me radhë ishte sekretar i kësaj shoqërie dhe u shqua në organizimin e protestave kundër regjimit serb, duke kërkuar të drejtat e shqiptarëve të robëruar në ish Jugosllavinë e asaj kohe.

Në muajin prill të vitit 1999, niset  nga Australia dhe vjen në Shqipëri, me qëllim për të luftuar lundër regjimit gjakatar serbe dhe për çlirimin e Kosovës nga robëria shekullore. Fillimisht vendoset në Qendrën Stërvitore në Feken të Dajtit,  më pas në Majen e Pashtrikut, në Operacionin “Shigjeta” në Drejtimin taktik nr. 2.  Pas çlirimit të Kosovës, disa muaj më vonë ai u kthye në Australi për ta marrë familjen dhe u kthye në vendlindjen e tij, në Studenqan, ku edhe ndërtoi një shtëpi për familjen në Kosovën e lirë, për të cilën ishte angazhuar gjatë tërë jetës. Në vitet e fundit,  gjendja e tij shëndetësore filloi të keqësohej. Vdiq më 26 qershor të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …