leoni

SPAK-u

SPAK-u firmosi tri letër-porosi të tjera të avokatit Idajet Beqiri për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka firmosur tri letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve, një muaj pas dorëzimit të padisë së avokatit Idajet Beqiri për kreun e Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi. Top Channel shkruan se kërkesa për ndihmë juridike i është dërguar Austrisë, Italisë dhe San Marinos, aty ku avokati Beqiri denoncoi se i janë nënshtruar trajtimeve estetike. A kanë kryer ndonjëherë ndërhyrje mjekësore apo estetike çifti Meta dhe personat e bashkëlidhur me ta që janë rrethi më i ngushtë?”– pyesin në letër-porosi prokurorët e SPAK. Ata kërkojnë po ashtu prova shkresore që vërtetojnë diçka të tillë dhe mënyrën si është kryer pagesa, në rast se ndërhyrje të tilla kanë ndodhur bëjnë me dije burimet.

SPAK e ka bashkuar kallëzimin e avokatit me atë të ish-deputetit Halit Valteri, për të cilën gjithashtu ka përcjellë letër-porosi në SHBA, meqenëse ka akuza për lobimin 700 mijë dollarësh të padeklaruar. Një letër-porosi e pestë pritet të niset drejt Qipros. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u paditën në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga avokati Idajet Beqiri, i cili e akuzon çiftin se kanë fshehur të ardhurat e kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për operacione plastike. Sipas tij Kryemadhi ka kryer trajtime estetike me vlere rreth 290 mijë euro në një klinikë private në San Marino “Casa di Cura Private Domus Medica”. Transferta e pagesës mban datën 4 qershor 2018 dhe ëshë paguar, sipas paditësit, nga  një bankë offshore e shtetit të Qipros. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …