SPAK-u ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, pasi ndodhet nën masën, “arrest shtëpie”

SPAK-u ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për të qenë i pranishëm në seancat e Kuvendit, edhe pse ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në shtëpi. Masa e sigurisë ndaj Berishës ka hapur debatin nëse atij do t’i ndërpritet mandati i deputetit, nëse mungon për më shumë se 6 muaj në Kuvend. Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar datën 24 janar për shqyrtimin e ankimit të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, që qëndron në fuqi prej 20 ditësh. Në të njëjtën çështje gjyqtarja Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë edhe ankimin kundër vendimit që ka refuzuar përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka. Ndërkohë është vendosur që të shtyhet marrja në pyetje nga SPAK-u e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Si i dyshuar në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”, Sali Berisha do të merret në pyetje më 23 janar, ndërsa dy ditë më pas SPAK-u do ta pyesë edhe Jamarbër Malltezin.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …