leoni

Spartak Ngjela

Spartak Ngjela: Albin Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, aleatit kryesor që ndihmoi në shtet-formimin e Kosovës

Avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar se Albin Kurti po gabon me qëndrimin kundër Amerikës, i cili është aleati kryesor që ndihmoi në shtetformimin e Kosovës. I pyetur  nëse rrezikon të shpallet “non grata” sikurse Berisha, Ngjela iu përgjigj duke thënë se Kurti nuk ka thyer ligjin, por është goditur politikisht për qasjen e tij anti-amerikane. Me deklaratën e ambasadorit amerikan ‘nëse ju nuk do të na trajtoni si partner as ne nuk do t’iu trajtojmë si të tillë’, Kurti duhet të dorëhiqet përpara se të flas edhe Sekretari i Shtetit. Duhet të japë dorëheqjen që të rifutet në politikë dhe të shkojë në zgjedhje me tjetër doktrinë. Nga një doktrinë e majtë, të dalë në zgjedhje me një doktrinë më liberale, Nëse Kurti arrin deri këtu, indirekt është me Beogradin. Nuk diskutohet. S’kanë ç’më duhen faktet, flasim për logjikën. Në qoftë se mbështetësi yt, ai që të ka dhënë pavarësinë, nuk të pranon dhe ti vazhdon dhe je kundër tij, me kë je? Me kundërshtarin e shqiptarizmit. Dhe kush është ky? Beogradi edhe Moska. Do të pyesësh a është e vërtetë që është me Beogradin dhe Moskën apo jo? Kjo nuk ka rëndësi përsakohë logjika të çon këtu”– tha Spartak  Ngjela.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …