Peter Stano

Stano: Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në KE është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit

Zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian kanë thënë se lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është shkelje e Marrëveshjes së Ohrit. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja: Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshin edhe Nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”. Ndërsa duke folur mbi mundësinë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka theksuar se “Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit. Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë, nëse nuk ka progres në normalizim, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …