Ekspert të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Qeverisë Kurti kanë paraqitur pritjet e tyre të ndryshme për rritjen e ekonomike të Kosovës për vitin 2024. Përderisa deputet të partisë Vetëvendosje dhe ministra të Qeverisë Kurti, kanë thënë se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë mbi 4 për qind, ekspert të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vlerësuar se kjo rritje do të jetë nën katër për qind. Këtë parashikim të Fondit Monetar Ndërkombëtar e ndajnë edhe deputet dhe ekspert të fushës së ekonomisë nga partitë opozitare. Përderisa në një raport të kësaj organizate ndërkombëtare thuhet se rritja ekonomike e Kosovës do të jetë rreth 3.8 për qind, ministri i Ekonomisë dhe Financave të Qeverisë Kurti, Hekuran Murati ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës do t’i tejkaloj pritjet prej mbi 4 për qind.
Kontrolloni gjithashtu
Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
