Stavileci: Digjitalizimi i shërbimeve të Postës, hap drejt ekonomisë digjitale

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, respektivisht Qeveria e Kosovës mirëpret ofrimin e çfarëdo shërbimi që është në funksion të qytetarëve të vendit dhe zhvillimit të kompanisë siç është Posta e Kosovës, ka deklaruar Ministri, Blerand Stavileci me rastin e lansimit të shërbimin postar “Gjurmimi i Dërgesave Postare”.

“Të gjithë ne jemi pjesë e një tregu të lirë, një modeli  të një ekonomie të tregut të lirë. Por në fakt gjithmonë përballemi me konkurrencën. Por besoj se konkurrenca na bënë të gjithëve mirë, gjithashtu edhe Postës së Kosovës”, ka thënë Stavileci.

Kreu i MZHE-së tha se është ithtar që në raste të caktuara t’i jepet përparësi ndërmarrjeve publike, duke qenë se edhe vet Qeveria e Kosovës është aksionare e tyre, por kjo të realizohet konform hapësirës ligjore, duke ditur fleksibilitetin e kohës dhe mundësisë që ofron Posta me një prezencë në të gjithë vendin tonë dhe efikasitetin e shpenzimeve publike”, tha ai.

Stavileci tha se digjitalizimi i shërbimeve, është pjesë e një ekonomie digjitale, e digjitalizimit të bizneseve që duhen të behën sa më shpejtë.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, tha se ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës, sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve postare.

“Ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës së Kosovës sa i përket modernizimit të digjitalizimit të shërbimeve tonë. Më duhet të theksoj se ky sistem i ri është projektuar dhe realizuar kryesisht nga ekspertët tanë të IT-së dhe ekspertëve të shërbimeve postare”, theksoi ai, duke shtuar se me këtë kompanisë i kursehen rreth 200 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, deklaroi se kjo arritje e Postës aq sa ka rëndësi ekonomike, ka edhe sociale, mirëpo më e rëndësishmja konsiston në ngritjen e imazhit të Kosovës.

“Posta po rritet në Kosovë, po zhvillohet në Kosovë, prandaj e arsyeton epitetin e të qenurit Postë e Kosovës. Për ekonominë duhet të bëhet më tepër e jo vetëm të flitet, për  ekonominë baza të jetë  vendi, Kosova dhe potencialet ekzistuese. Posta është e Kosovës dhe besoj se në të ardhmen edhe institucionet do të bëjnë më tepër për këtë institucion“, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …