Turne humanitar dhe përkujtimor në nderim të Komandant Shemit

Turne humanitar dhe përkujtimor në nderim të Komandant Shemit

Në Rakkestad të Norvegjisë u mbajt turniri humanitar në futsal, “Komandant Shemi” Fitues i këtij turneu u shpall ekipi Samadrexha nga Sarpsborgu. Ky turnir është tradicional dhe mbahet në shenjë respekti për Komandant Shemin. Tri vendet e para u dekoruan me kupa, te cilat i ndau vllau i Komandant Shemit, Bashkimi.

Turneu per nder te komandant Shemit

Me medale u dekoruan edhe 2 vendet e para në grupin të veteranëve si dhe referet, futbollisti dhe portieri me i mirë Të ardhurat e këtij turniri tradicional përdoren për humanitet. Ky turnir mbahet nën patronatin e Fondit Humanitar Albanor, fond ky që deri tani ka ndërtuar 36 shtepi për te varfërit në vendlindje.

Dëshmori Shemsi Ahmeti ishte Komandant i njësive speciale në ZO të Shalës dhe ra heroikisht më 26 Prill 1999./ Nuhiu A. Demiri

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …