Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski: Kërkesa e Bullgarisë për pjesëmarrje në procesin e ndryshimeve të kushtetutës së Maqedonisë, është skandaloze

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka cilësuar skandaloze kërkesën e Sofjes për pjesëmarrje në procesin e ndryshimeve të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolaj Milkov, ka thënë të mërkurën se Bullgaria dëshiron të përfshihet dhe të konsultohet në procedurën për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet kushtetuese janë obligim që del nga marrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes bazuar në atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe çështjet historike, por edhe për përfshirjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës. As pushtuesit nuk bëjnë kërkesa të tilla ndaj vendeve, territoreve apo shteteve që i pushtojnë. Në shekullin XXI është absurde dhe joshembullore të kërkosh të ndërhysh në proceset e brendshme politike dhe kushtetuese-ligjore të çdo vendi. Dhe mendoj se në këtë drejtim përgjigja jonë e djeshme përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ka qenë në vend”, deklaroi kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …