leoni

Stipe Mesic

Stipe Mesiç: Marrëveshja e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është e mirë, Serbia s’ka pse shqetësohet

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka mbrojtur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se kjo është një marrëveshje e mirë dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ka arsye për t’u shqetësuar, pasi marrëveshja është për mbrojtje dhe nuk ka karakter armiqësor. Mesiç e vlerësoi marrëveshjen si një hap pozitiv, me mundësinë që edhe shtete të tjera të bashkohen në të ardhmen. Në reagimet e tij, Mesiç e konsideroi të pabazë shqetësimin e Vuçiqit, duke theksuar se kjo marrëveshje është në interes të sigurisë rajonale dhe se nuk përbën asnjë rrezik për Serbinë. Ai shtoi se marrëveshja ka mundësinë të shërbejë si një model bashkëpunimi ndërmjet shteteve të rajonit. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, e mbështeti këtë qëndrim, duke theksuar se marrëveshja nuk ka karakter armiqësor dhe se Serbia nuk ka arsye të ndërhyjë në marrëveshjet e brendshme të shteteve të tjera. Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, e cilësoi si të kaluar kohën kur Kroacia ka pasur nevojë të kërkojë miratimin e Serbisë për veprimet e saj, duke theksuar se ky qëndrim i Beogradit nuk mund të kthehet më.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …