Jens Stoltenberg

Stoltenberg: NATO është e gatshme për përgjigje nëse Rusia zgjedh formën e konfrontimit me luftë të armatosur

Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se NATO po përgatitet për variante të ndryshme të një agresioni të mundshëm të Rusisë. “Dojçe Vele”  njofton se ai ka deklaruar në një konferencë online të organizuar në Bruksel nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se përqendrimi i trupave ruse në kufirin ukrainas dhe në Bjellorusi mund të pasohet nga një invazion. Ai ka deklaruar më tutje se Rusia vetëm në territorin e aleates së vet Bjellorusisë ka dërguar mijëra ushtarë të gatshëm për veprim si dhe aeroplanë e sisteme armatimi. “ Nga ana e NATO-s, ne jemi të gatshëm për dialog politik. Por, ne jemi të gatshëm edhe për një përgjigje nëse Rusia zgjedh të konfrontohet në formën e një konflikti të armatosur” është cituar të ketë deklaruar Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njofton “Dojçe Vele”.

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj Thaçit ngre pikëpyetje për proporcionalitetin në drejtësinë ndërkombëtare

Nevenka Tromp, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit dhe ish-hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit, e …