Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Vendet e NATO –s, nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë

Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për një media gjermane, është shprehur se vendet e NATO –s, nuk do të pranojnë kurrë një aneksim të paligjshëm të Krimesë. Kemi shprehur kundërshtinë tonë gjithashtu dhe për kontrollin rusë në rajonin e Donbasit”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Stoltenberg, duke shtuar se Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë për të mbrojtur vendin e saj. Ky reagim vjen, pas deklaratës së presidentit Zelensky, ku ai tha se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje, nëse Rusia tërhiqet në pozicionet përpara 23 shkurtit, duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë që Kievi për momentin nuk do të kërkojë rikthimin e Krimesë, e aneksuar nga rusët në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …