Luftëtari i UÇK-së, Gani Nuha ka reaguar për largimin e konsullit të përgjithshëm të Kosovës në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva

Reagim kundër largimit të konsullit të përgjithshëm të Kosovës në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva.

Përshëndetje qytetarë shqiptarë ! Në Republikën Gjermane, të NRW. para së gjithash unë personalisht dhe familja ime e madhe, të gjithë shqiptaret qe njoh e punojmë prej 30 vjetësh janë tronditur nga largimi parakohshëm i konsullit tonë.

Ne jemi dëshmitarë okularë se çfarë pune ka bërë Konsulli i Kosovës në Dyseldorf.

Ne jemi dëshmitarë se mbi te gjitha, ai i ka bashkuar të gjithë shqiptaret, ka intervenuar në fuqizimin e Shoqatave e Klubet kulturore, shkollën Shqipe dhe Klubin e Futbollit.

Kompetenca shqiptare që …është aq e vlefshme në një vend të huaj.

Nga e merrni te drejtën, zonja Ministre e Jashtme, të heqësh para kohe një diplomat kaq të suksesshëm në shërbimin e tij diplomatik për Kosovën?

A nuk ishte Konsullata e Dyseldorfit më e suksesshmja në kohën e pandemisë, e ishte e …është më aktivja duke punuar pa ndërprerje në misionin e saj diplomatik?

Pse duhet të ndërmerren ndryshime person Ressource në vrullin e punës e në majën e suksesit?

Veprojmë si vepron politika në Kosovë eliminohet i afti, ti bëje vend të paaftit?

Përse nuk mëson, politika nga e kaluara?

Kudo ka përjashtime, kur vjen në pyetje interesi i Shtetit dhe Diasporës. Pse duhet thjesht për teket e Politikes ti vërshoni inatet edhe në Dyseldorfin historik që kontriboi në të gjitha kohërat deri sot.

Pse duhet ta turpëroni veten e Dyseldorfin ku kontribuoi edhe Heroi ynë, Jusuf Gërvalla. Pse ju politikanë shqiptarë, sa herë vini në pushtet duhet te hakmerreni kundër njerëzve diplomatë që me hamendje dyshoni se ju përkasin partive të tjera. Vendimi për Arjan Koshtanjevën është i gabuar dhe duhet urgjent të anulohet. Dyseldorfi ka treguar gjithmonë maturi dhe aftësi edhe në organizim e protesta.

Përse nuk na lejoni të jemi krenar, për diçka që zhvillohet mirë e nuk lejoni të rritet?!

Mos na detyroni ta bëjmë hapa Kritik e të organizohet Media , ju lutem.

Lërini njerëzit të punojnë dhe mos i njollosni personalitetet me pasuri njerëzore e vizionare me partitë politike, ku juve ju intereson. Arjani dhe shumë të tjerë nuk janë te tillë. Konsulli ynë Kashtanjeva ka punuar me korrektesë, përkushtim dhe sinqeritet.

Të paktën lëreni të punojë deri në fund të mandatit.

Me Respekt Gani Nuha

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …