Ylli Mece

Ylli Meçe: 9 MAJI……. DHE METAMORFOZA E NJË USHTRIE.

LAVDIA E ARMATAVE SOVJETIKE

Është e njohur tashmë në të gjithë rruzullin data 9 Maj si dita e fitores mbi fashizmin, dita ku për herë të parë mbi Raishtangun hitlerian, ( parlamenti nazist) prej ushtarit sovjetik u ngrit mbas gati 6 vitesh luftë, flamuri i fitores mbi nazizmin. E vërteta historike qëndron te fakti se kjo luftë filloi në 1 Shtator 1939 me pushtimin e Polonisë, pushtim ky që u shoqërua gradualisht gati me gjithë Evropën prej nazistëve gjermanë. Por plani i Hitlerit, ishte që të pushtonte Bashkimin Sovjetik, ndaj dhe në mesnatën e dt. 22 qershor 1941 Hitleri urdhëroi hapjen e zarfeve te koduar për zbatimin e planit “Barba- rossa” (Mjekër-kuqi), plan ky i posaçëm i hartuar nga jerarkët e lartë të Wehrmatit gjerman (ministria e luftës). Fillimisht duke shfrytëzuar befasinë, por dhe duke e shkelur planin e mossulmimit të firmosur në gusht të vitit 1939 midis ministrave të jashtëm te Gjermanisë Ribentrop dhe URSS Molotov, armatat hitleriane pushtuan një pjesë të mirë të tokës sovjetike, duke i’u afruar Moskës jo më shumë se 40-50 km. Distancë kjo e cila shënon jo vetëm frenimin e hordhive gjermane, por dhe pikënisjen e ofensivave të popullit heroik dhe armatave të ushtrisë së kuqe të Stalinit, kundërofensivë kjo, që mori emrin “Beteja e Moskës” te që do të shoqëroheshin me vonë me betejat Stalingradit e Kurskut dhe një sërë betejash të mëdha, të cilat do përfundonin me atë të rënies së Berlinit në maj të vitit 1945 e kombinuar kjo dhe me operacionin e zbarkimit në Normandi nga forcat aleate të cilat kishin filluar qysh në qershor te vitit 1944. Duhet theksuar se në këtë luftë morën pjesë gjithë popujt e Evropës dhe popujt të tjerë si ai amerikan ( duke ndihmuar forcat aleate), veçse peshën më të madhe dhe viktimat më të shumta i pati URSS -ja. Gjithsesi, ushtria naziste u shkatërrua tërësisht. Në këtë luftë, e cila nisi si një luftë imperialiste e grabitqare e që përfundoi si një luftë çlirimtare, popujt e Evropës, humbën me shumë se 60 milionë viktima, teksa në këtë shifër vetëm më shumë se 20 milionë ishin të B. Sovjetik. Armatat e Stalinit dhe e gjithë ushtria e kuqe sikurse dhe komandantët dhe komisarët e këtyre njësive e deri te ushtari më i thjeshtë, u mbuluan me lavdi të merituar dhe jo vetëm ky popull, kjo ushtri, por dhe popujt evropianë ishin krenarë për veprën e tyre të lavdishme të cilët çuan ata në rrugën e fitores, paqes dhe të lirisë, kështu që më 22 qershor 1945 pikërisht ditën kur 4 vite më parë u sulmua, pikërisht po atë ditë do të organizohej dhe Parada e fitores në “Sheshin e kuq” pavarësisht se data 9 Maj 1945 shënon firmën në aktin e kapitullimit të Gjermanisë hitleriane.
Por kjo lavdi 
dhe pse e merituar, mbas vdekjes se J. Stalinit jo vetëm u nëpërkëmb, por B.Sovjetik i cili dikur ishte shpresë e lirisë, pavarësisë, barazisë dhe vëllazërisë për popujt e gjithë globit, gradualisht si rezultat i degjenerimit të kuadrove të aparateve te partisë dhe pushtetit bolshevik, kalimit të tyre në revizionizëm dhe më vonë në pozitat e social -imperializmit, treguan se Bashkimi Sovjetik devijoi tërësisht nga rruga e vet revolucionare dhe komunizmi i vërtetë, duke u shnderruar në një superfuqi e rrezikshme imperialiste, gjë që e ka treguar me ndërhyrjet e veta në Hungari, Poloni, Çekosllavaki e më vonë në Çeçeni, Afganistan e etj. Është me vënd të theksohet se ai i cili e denoncoi i pari botërisht në arenën ndërkombëtare Bashkimin Sovjetik, në strofkullën e vet branda në Moskë, për rrugën e tij të tradhëtisë që kishin nisur, sikurse dhe rrezikun që mbarte dhe përbënte për popujt dhe vendet e rajonit, ishte Enver Hoxha duke e cilësuar atë me termin “ social imperializëm”, term ky që do ta shoqëronte këtë imperializëm të maskuar me frazeologji komuniste , gjatë gjithë kohës deri në rënien e “ Murit të Berlinit”, mur i cilii hoqi dhe maskën “ sociale” duke e kaluar atë, hapur në imperializëm.

LAVDIA E HUMBUR DHE TURPI NJË USHTRIE

Dialektika e zhvillimit dhe metamorfoza që pësoi Bashkimi Sovjetik mbas viteve 60-të të shekullit të kaluar( madje qysh në Kongresin e XX-të te PKBRSS ne shkurt te vitit 1956 ,kongres ky që njihet dhe me termin e “Luftës kunder kultit te individit”), u shoqërua me përmbysje të mëdha ne fushën ideologjike ekonomike dhe ushtarake në BS, por dhe me tronditje të madhe në lëvizjen komuniste n/kombëtare. Ky ndryshim nuk u bë me një ditë, ashtu sikurse dhe rruga e tradhtisë së tyre nuk ndodhi me një ditë. Ai ishte një proçes i cili kishte filluar me kohë me grupet anti- parti të Buharinit , Kamenievit, Zinojevit Trockit, Tukacevskit etj..etj të cilat sa ishte ne pozita te drejta partia bolshevike e Lenin – Stalinit, në gjithë jetën dhe veprimtarinë e vendit pati arritje të mëdha e kolosale. Por si kudo tradhtia dhe largimi nga idealet dhe aspiratat e popullit bën gradualisht dhe të çon në diferencime klasore, në degjenerim te jetës së vendit, në rënie të nivelit ekonomik dhe plagë të tjera sociale. Bashkimi Sovjetik sikurse e pat parashikuar i pari në botë Enver Hoxha- u kthye në një vend i cili paraqiste rrezik për popujt ndaj dhe ne vitin 1967, kur BRSS futi tanket në Çekosllovaki dhe e pushtoi atë, Shqipëria e denoncoi “Traktatin e Warshaves” si nje traktat që e kishte humbur misionin e vet të mbrojtjes së popujve dhe lirisë së vendeve socialiste ndaj dhe ne shpallëm botërisht daljen nga ky traktat famëkeq. Mbas viteve 90-të të shekullit të kaluar B. Sovjetik jo vetëm se filloi një konkurrencë të ashpër me Evropën, por dhe luajti rolin e xhandarit në ish republikat e veta, pavarësisht aktit liberal të Gorbacovit duke i lenë të lira disa vende për të shpallur pavarsitë e tyre. Por më vonë me ndërhyrjet e tij në Çeçeni, Në Afganistan, në Siri dhe ëndrrat e ringjallura për të rimarrë përsëri dominionet e veta sidomos ish vendet e bllokut komunist e kanë shndërruar tashmë kët vend dhe ushtrinë e tij në mënyrë të padiskutueshme në një ushtri të tipit fashist e cila në konkurrencë me NATO-n mbron interesat jetike të manjatëve të naftës, gazit, armëve dhe për këtë, me qëllim që të krijojë hapësira dhe sheshe për tregtinë e tyre, kërkon zgjerimin territorial mbi kurrizin e popujve. Sigurisht demagogjia e parakalimit në 9 Maj për të përkujtuar historinë e lavdishme të fitores, nuk mundet dot të mbulojë aktin barbar të kësaj ushtrie kundër popullit të Ukrainës. Apolegjetët e borgjezisë së sotme të Rusisë, e gjithë burokracia shtetërore e këtij vendi dhe disa satelitëve të vet do kremtojnë më 9 Maj , 77 vjetorin e fitores mbi fashizmin. Por kjo nuk është fitore e tyre, kjo është fitore e gjithë popujve dhe sëbashku me ta dhe e popullit të pa epur rus, e armatave dhe ushtrisë së tij të lavdishme të kohës së Stalinit dhe Zhukovit. Është për të ardhur keq që ky popull i nanurisur nga propaganda mashtruese, ashtu sikurse J. Gebelsi i Gjermanisë përkohësisht atrofizoi dhe narkotizoi një pjesë të mirë të popullit gjerman, sot për sot e fatkeqësisht po përkrah një regjim revanshist, i cili për nga natyra që po manifeston nuk ka asnjë ndryshim nga hordhitë hitleriane. Ushtria e sotme e Carit Putin absolutisht nuk ka aspak ngjashmëri dhe asgjë të përbashkët me ushtrinë e kuqe, madje është e kundërta dhe turpi i saj. Pushtimi i një pjese Ukrainës është e duhet të ngelet sinjal alarmi për popujt e botës, është e duhet të ngelet një mësim i madh i filozofisë leniniste mbi natyrën agresive të imperializmit. Në dy luftërat e zhvilluara deri tani me përmasa botërore, manjatët dhe bosët e kapitalit, kanë ngrohur duart ne flaket e saj, teksa popujt kanë derdhur gjakun e tyreSituata në Ukrainë është inkandeshente dhe bota sot ndodhet në pragun e një lufte të tretë botërore, teksa Papa i Romës do lëshojë pëllumbat e paqes, Putin qoftë dhe pa e pushtuar Ukrainën do organizojë ceremoninë e fitores dhe po kështu Shtëpia e Bardhe do derdhe lot krokodili duke zenë fytyrën me duar por dhe duke lenë pak hapsirë midis gishtash për tu thënë konkurrenteve te tyre imperialiste: Mos e çani kokën se ma do puna të flas kundër teje, ashtu sikurse flisje dhe ti kundër meje kur unë isha ne Vietnam, por dhe me këtë rast po zgjohet Kina e cila shikon dhe ajo duke hedhur sytë nga Tajpei, për ta bërë të vetën.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …