Brickos

Sulm me raketa në Erbil, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut ku gjendet një baze ushtarake amerikane

Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit. Radio Evropa e Lirë njofton se nuk ka pasur viktima në njerëz nga ky sulm. Ndëprkohë, mediet arabe njoftojnë se sulmi me raketa ka ardhur nga Irani. Ato njoftojnë gjithashtu se sulmi ka motive hakmarrëse për vrasjen e disa drejtuesve të Gardës Revolucionare Iraniane kohë më parë gjatë vizitave të tyre në Irak dhe Siri. “Al Hadath” duke u thirrur në burime ushtarake iraniane, njofton se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak dhe përkujton vrasjen e  Kasim Syleimanit, i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet i qetë

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve  njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet kryesisht i …