Tageszeitung paralajmëron se politikanët serbë e kroatë po punojnë urgjentisht për ta shpërbërë Bosnje-Hercegovinën

Tageszeitung paralajmëron se politikanët serbë e kroatë po punojnë urgjentisht për ta shpërbërë Bosnje-Hercegovinën

Tageszeitung paralajmëron se politikanët serbë e kroatë po punojnë urgjentisht për ta shpërbërë Bosnje-Hercegovinën. Sidoqoftë, samiti u mbajt në një kohë kur tensionet në disa pjesë të Ballkanit janë në nivele të larta rrezikshmërie, veçanërisht në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Gazeta gjermane, Tageszeitung gjithashtu paralajmëron për zhvillimet e fundit, duke shkruar se “politikanët serbë dhe kroatë po punojnë urgjentisht për ta shpërbërë Bosnje e Hercegovinën”, shkruan Deutsche Welle,

Përfundimi i artikullit se Bosnja e Hercegovina është “si një sizmograf” rrjedh kryesisht nga reagimet e fuqishme ndaj Ligjit për Ndalimin e Mohimit të Gjenocidit, të paraqitur së fundmi nga Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko. Sipas ligjit, do të jetë e mundur të ndiqet penalisht çdo individ që mohon gjenocidin në Srebrenicë, ndaj të cilit reagoi anëtari serb i Presidencës së BeH, Milorad Dodik, i cili mohon me këmbëngulje gjenocidin dhe e përshkroi ligjin si “gozhdë të fundit në arkivolin e BeH”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …