Brickos

NDEP mbanë tubim me 8 tetor 2021, nga 10:00h në Hotel Sirius, në Prishtinë

NDEP mbanë tubim me 8 tetor 2021, nga 10:00h në Hotel Sirius, në Prishtinë

Organizatat e shoqërisë civile si Institute for Development Policy (INDEP), Group for Legal and Political Studies (GLPS), CNVP Foundation, Sustainability Leadership Kosova (SLK), Qytetarët Aktivë and WWF Adria janë bashkuar dhe kanë themeluar për herë të parë në Kosovë grupin Coalition 27, për të punuar së bashku rreth klimës, energjisë dhe mjedisit. Me këtë rast, ju ftojmë që të merrni pjesë në takimin zyrtar të këtij grupi ku përveç nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit do të kemi edhe komunikatë për media. Kjo ngjarje e rëndësishme do të mbahet me 08 tetor 2021, nga 10:00h në Hotel Sirius, Prishtinë. Kapitulli 27,  Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, si një nga kapitujt/standardet që duhet të plotësohen mbulon politikat mjedisore të BE-së te cilat kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Ato janë të bazuara në veprimin preventiv sipas parimit ‘ndotësi paguan’, për të luftuar dëmin mjedisor në burim, ndarjen e përgjegjësisë dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat tjera të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama e njofton trupin diplomatik të akredituar në Tiranë se kufiri Kosovë-Shqipëri hapet në pranverën e këtij viti

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës kalojnë me procedura të lehta në pikat e tyre të përbashkëta kufitare, gjatë 9 muajve

Prej ditës së sotme ka hyrë  në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilës, qytetarët …