Tahir Ahmeti: Sa jemi të gatshëm që të përballemi me fatkeqësitë e mundshme natyrore, në Kosovë

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC). Fatkeqësitë natyrore janë të paparashikueshme, ato mundë të godasin çdo moment, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme të jetëve të njerëzve dhe të mirave materiale. Stuhia që ka goditur ditëve të fundit disa pjesë të Evropës perëndimore, shkaktoi vërshime të mëdha, duke lënë shumë njerëz të vdekur dhe duke shkaktuar dëme tepër të mëdha. Kosova, në rast të ndonjë fatkeqësie më të madhe natyrore, edhe pse ka një kuadër të konsoliduar ligjor, kur jemi te gjendja aktuale në terren, nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, logjistike dhe operacionale, andaj është e domosdoshme ngritja dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për t’i përballuar fatkeqësitë e mundshme natyrore. Jo domosdoshmërisht institucionet shtetërore mund të parandalojnë fatkeqësitë natyrore. Porse, patjetër që institucionet shtetërore duhet të garantojnë reagim të koordinuar dhe profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …