Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Sunjog. Në këtë takim, Sunjogu ka uruar Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së. Po ashtu,  ka bërë me dije se me Krasniqin kanë diskutuar për nevojën e reformës zgjedhore. “Urova kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqi për pozitën e tij të re. Diskutova me të përgatitjet për zgjedhje lokale dhe nevojë për reformë zgjedhore. Ramë dakord për përpjekjet e përbashkëta për avancimin e Kosovës në agjendën e saj të integrimit evropian”, ka shkruar Sunjog në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …