Brickos

Tahir Veliu

Tahir Veliu: Letër e hapur, Lulzim Bashës për takimin me antishqiptarin grek Bilirakis

Pyetja ime për udhëheqësin e opozitës është: Pse, kur dhe për çfarë arsye je takuar me kongresmenin greko-amerikan Gus M. Bilirakis? A ke njohuri se i lartëpërmenduri është pjesë e lobit ekstremist grek në SHBA? Ky është i njejti person që ka bërë thirrje dhe mbështet aneksimin e plotë të Shqipërisë nga Greqia, i cili poashtu e ka përkrahjen e organizatës shoviniste “Shoqata Himariote e Amerikës”. Pse u takove me këtë lobist anti-shqiptar dhe jo me lobistët pro-shqiptar? Pse nuk u takove me organizatat shqiptare në SHBA?

  1. Bilirakis është një personazh që ka udhëhequr përpjekjet për destabilizimin e marrëdhënieve Shqipërisë – Greqi. Z. Bilirakis është përpjekur jashtëzakonisht shumë për krijimin e enklavës greke në Himarë, gjatë periudhës së ndarjes së re territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe është njëri ndër mbështetësit kryesor të organizatave ekstremiste filogreke, që veprojnë aktivisht për helenizimin e jugut të Republikës së Shqipërisë. Kongresmeni me origjinë greke Gus Bilirakis, i sponsoruar nga qarqet anti-shqiptare të komunitetit grek në SHBA, në tetor të vitit 2014 ka vizituar Tiranën, në përpjekjet e tij tashmë të dështuara, që Himara të mbetet zonë minoritare në ndarjen e re territoriale të asaj kohe. Z. Bilirakis dhe komuniteti grek në SHBA janë mbështetësit kryesor të Vangjel Dules, Vasil Bollanos, Anastas Janullatos dhe organizatave tjera filogreke që hapur cënojnë integritetin, sovranitetit dhe rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.

Për përfundim, një pyetje të fundit për kryetarin e opozitës dhe nënshkruesin e paktit anti-kushtetues detar me Greqinë, z. Lulzim Basha: A ke nënshkruar ndonjë pakt sekret anti-kushtetues dhe anti-shqiptar me kongresmenin e lobit grek në SHBA z. Gus Bilirakis?

Tahir Veliu,

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …