Haradinaj

Tahiri: Gjatë qëndrimit në Amerikë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime të rëndësishme

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka realizuar takime të rëndësishme. “Për ne vizita ka qenë mundësi e jashtëzakonshme për takime të rëndësishme në Uashington. Haradinaj është takuar me emisarin Escobar, kongresistin e majtë Richard Torres, senatorin Mike Lee, e shumë të tjerë të Departamentit të shtetit. Kemi pasur mundësi që në Lutjet e Mëngjesit gjatë takimit me komunitete dhe liderë botërorë të përçojmë zërin e Kosovës dhe shqetësimeve aktuale tona atje. Gjatë vizitës në Pentagon, Ramush Haradinaj ka diskutuar për rolin e SHBA-së në sigurinë e vendit tonë. Së bashku me përfaqësues të komunitetit shqiptar kemi bërë homazhe te varri i senatorit Bob Doyle, për të mos harruar asnjëherë angazhimin dhe ndihmën e atyre që s’janë më në rolin e tyre për mbrojtjen e Kosovës. Populli dhe qeveria e Kosovës duhet ta dijë gjithmonë se roli i SHBA-së është jetik dhe na duhet angazhim konkret dhe serioz t’i përmbahemi agjendës së saj” theksoi në mes tjerash, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …