leoni

Besnik Tahiri

Tahiri: Kosova është vendi me pagat më të ulëta e çmimet më të larta

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se Kosova është vendi me pagat më të ulëta e çmimet më të larta. Ai ka shkruar më tutje se Qeveria Kurti ka dështuar në mandatin qeverisës dhe ka listuar një varg vërejtjesh ndaj kësaj qeverie. “Për çfarë qeverisje të mirë po flasim? 1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike; 2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale; 3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg; 4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë. 5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor; 6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon; 7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik; 8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’ ka shkruar mes tjerash, deputeti, Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …