Tahiri: Kurti nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar për të shpërblyer militantët

Tahiri: Vuçiq ta shkëpusë traditën e mbulimit të krimeve, sepse e drejta dhe drejtësia janë të vërteta në natyrën e tyre

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj deklaratës politike të kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq rreth hetimeve për rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara me angazhim të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.  “Është për keqardhje që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë  në pah. I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve, sepse e drejta dhe drejtësia janë të vërteta në natyrën e tyre dhe të njëjtat tejkalojnë secilin regjim, sot apo në të ardhmen”, ka deklaruar ndër të tjera Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …