Albin Kurti

Takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë dhjetë ditëve të qëndrimit të tij, në Amerikë

Dhjetë ditë më parë, Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Vizitën e tij e ka filluar nga Uashington me zyrtarë të Sfidave të Mijëvjeçarit për të shkuar pastaj në Kaliforni e në Texas ku ka qëndruar në korporata të mëdha. Sipas një njoftimi për media të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dje ka qëndruar në shtetin e Illinoisit, në Chicago, ku ka takuar edhe disa  bashkë atdhetarë. Në bazë të njoftimit, Kurti do t’i ketë edhe tri vizita në ditët në vijim, në Washington e në  New York. Ai deri tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Washington California, Texas, Ajowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Michigan, për të vazhduar pastaj në  Washington  thuhet në njoftimin zyrtar  të  Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …