Tanja Fajon

Tanja Fajon: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm, por nuk po lejon BE-ja

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizur lirshëm dhe se pret nga Komisioni Evropian që të jetë më i përkushtuar rreth kësaj çështje. Ajo  ka theksuar se është koha që BE-ja t’i përmbushë premtimet e veta, duke shtuar se pret shumë nga Komisioni Evropian dhe Presidenca Finlandeze sa i përket kësaj çështje. Siç e dimë, Kosovës iu dha drita e gjelbër për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian në muajin prill. Unë u kam bërë thirrje atyre ta kthejnë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse ajo i ka përmbushur të gjitha kushtet të cilat është pritur t’i plotësojë. Është e nevojshme që BE-ja ta mbajë premtimin e vet,  ka thënë Fajon.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …