Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës

Në takimin të cilin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi raportoi mbi gjendjen aktuale të zhvillimit të procesit arsimorë. Sipas Drejtorit Vlashi, bazuar në raportet nga drejtorët e shkollave aktualisht në shkollat e komunës së Hanit të Elezit është duke u zhvilluar mësimi sipas planit A me prezencën e nxënësve në shkolla. Sipas tij përkundër gjendjes së vështirësuar në ditët e fundit procesi arsimorë është duke u zhvilluar ashtu siç është planifikuar duke respektuar rekomandimet nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Edhe drejtorët e shkollave në raportet e tyre theksuan angazhimin shtesë të të gjithë personelit arsimorë për zbatimin e rekomandimeve dhe u tha se masat parandaluese, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe distancomi i duhur është duke u zbatuar në tërësi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit. Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në veçanti theksoi dhe falënderoi familjet për përgjegjësin e treguar në rastet kur brenda rrethit familjar kanë pas dyshime për infektime dhe me mirëkuptim me shkollat përkatëse nuk kanë lejuar fëmijët e tyre për të vijuar procesin mësimorë deri në konfirmimin e gjendjes së tyre. Ky bashkëpunim po rritë edhe sigurinë që procesi mësimorë mundë të vazhdojë me sukses deri në përfundimin e gjysëmvjetorit të parë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …