Të rinj nga komuna e Hanit të Elezit morën pjesë në trajnimin “Simulim i seancës së kuvendit të komunës

Të rinj nga komuna e Hanit të Elezit morën pjesë në trajnimin “Simulim i seancës së kuvendit të komunës. Gjatë ditës së parë pjesëmarrësit mësuan për Qeverisjen Lokale mbi mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Ndërsa në ditën e dytë u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava dhe Drejtori i DUKMM-së Nexhmedin Daci. Gjatë këtij takimi është mbajtur një simulim i seancës së Kuvendit komunal ku pjesëmarrësit ushtruan rolin e asamblistëve dhe mësuan shumë për rolin dhe përgjegjësitë që kanë përfaqësuesit e qytetarëve. Gjatë kësaj vizite pjesëmarrësit gjithashtu u njoftuar nga afër jo vetëm me sallën e kuvendit por edhe me hapësirat e tjera të objektit komunal. Në fund të trajnimit u ndanë edhe certifikatat nga organizatorja e këtij trajnimi Miranda Gagica. Ky trajnim është organizuar në kuadër të projektit “Rritja e Qasjes në Drejtësi në Nivel Komunal” i cili për rajonin e Ferizajt po implementohet nga Organizata INPO me mbështetje të YIHR KS, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (INL).

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu përmbylli vitin 2024 me shumë projekte të realizuara

Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur takimin e dytë me …