Të akuzuarit për rastin e Kumanovës, deklarohen të pafajshëm

29 të pandehurit për luftimet në Kumanovë, në seancën e
sotme gjyqësore në Shkup, deklaruan pafajësinë për akuzat që u janë ngritur.
Ata u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale për të cilën ngarkohen
dhe se nuk ka ndonjë dëshmi për t’u fajësuar. Në fjalën e tij, prokurori Naum
Panofski akuzoi se grupi i armatosur fillimisht sulmoi stacionin policor në
Goshincë, e me armët e marra aty, u vendosën në Kumanovë. Njëri nga avokatët
mbrojtës, Isen Shasivari, deklaroi se disa nga të pandehurit ishin dhunuar
fizikisht, rrahur dhe kërkoi përjashtimin e prokurorisë publike dhe rasti të
transferohet në juridiksionin e Prokurorisë Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …