Të enjten vëhet gurthemeli i fabrikës së mishit në Polac

Komuna e Skenderajt të enjten më 24.11.2016, në ora 12:00 organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Fabrikës për Përpunimin e Mishit “Weng Fat Poultry”

Ceremonia mbahet në Polac dhe marrin pjesë: Kryetari i kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, nënkryetari i komunës së Skenderajt z. Fadil Nura, ministri i zhvilllimit ekonomik, ministri i bujqësisë, përfaqësues të kompanisë investuese “Weng Fat Poultry”, përfaqësues të Odes Ekomomike dhe përfaqësues të bizneseve.

Paraprakisht në ora 11:00 në objektin e komunës së Skenderajt nënshkruhet marrëveshja për investime në mes të komunës së Skenderajt dhe kompanisë gjermano-holandeze “Weng Fat Poultry”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …