Të paktën 165 palestinezë janë vrarë dhe 290 të tjerë janë plagosur në 24 orët r fundit gjatë sulmeve të Izraelit

Të paktën 165 palestinezë janë vrarë dhe 290 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës, njoftoi  Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar,  Pushtimi  izraelit kreu 19 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 165 dëshmorë dhe 290 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë. e viktimat e fundit palestineze, numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 26 mijë e  422, kurse 65 mijë e 87 të tjerë janë plagosur, tha ministria. Lufta izraelite ka zhvendosur brenda 85 për qind të popullsisë së Gazës, e cila përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa më shumë se gjysma e infrastrukturës së enklavës, sipas OKB-së, është dëmtuar ose shkatërruar.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Kriza institucionale në Kosovë rrezikon fondet ndërkombëtare dhe zhvillimin e komunave

Moskonstituimi i institucioneve qendrore në Kosovë po rrezikon seriozisht zhvillimin ekonomik të komunave dhe mund …