Terroristët e Shtetit Islamik shkaktojnë kasaphanë në Bagdad duke vrarë fëmijë e gra

Terroristët e Shtetit Islamik shkaktojnë kasaphanë në Bagdad duke vrarë fëmijë e gra

Shpërthimi i një autobombe në një treg të Bagdadit ka marrë jetën e të paktën 64 njerëzve, duke shkaktuar një kasaphanë tek civilët e pafajshëm shiitë. Raportohet edhe për 87 të plagosur në lagjen e banuar me shiitë në Sader City. Përgjegjësinë për këtë sulm terrorist e kanë marrë përsipër terroristët e Shtetit Islamik. Kjo organizatë gjakatare ka vënë në shënjestër civilët shiitë. Pjesa dërrmuese e viktimave në treg, sipas burimeve të policisë irakiane dhe atyre spitalore, ishin gra e fëmijë. Sulmi u krye me një kamion fruta-perimesh të mbushur me eksplozivë. Dëshmitarët okularë tregojnë se, drejtuesi e ka parkuar mjetin, e pas kësaj është zhdukur mes turmës së njerëzve me shpejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …