Teuta Hadri ka përuruar librin: “Krimi që e pashë me sytë e mi I II”, ditar lufte i vitit 1998

Teuta Hadri ka përuruar librin: “Krimi që e pashë me sytë e mi I II”, ditar lufte i vitit 1998

Mjekja e luftës, veprimtarja dhe luftëtarja e lirisë, Teuta Hadri  sot ka përuruar  librin me dy vëllime: “Krimi që e pashë me sytë e mi”, ditar lufte i vitit 1998. Me këtë rast u prezantua edhe një dokumentar i luftës së vitit 1998, sekuenca të cilat shfaqin tragjedinë dhe krimet e kryera nga policia dhe ushtria serbe, në Drenicë. Lufta e Kosovës dhe dhuna e forcave serbe e ushtruar kundër shqiptarëve është  përshkruar në këtë libër bashkë  me dëshmitë, të cilat i ka parë me sytë e vet mjekja  e luftës, luftëtarja e lirisë, Teuta Hadri. “Dëshmitë në këtë libër janë dëshmi autentike, si dhe dëshmi rrëqethëse të luftës ndaj popullit shqiptar. Një libër si ky nuk është thjeshtë një libër por një histori tragjike e shqiptarëve e cila tragjedi u pa nga afër nga vetë autorja mjeke në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,  tha Para të pranishmëve redaktori i librit, Bedri Islami. Ai shtoi se për të shkruar një libër si ky duhesh të kesh guximin, e këtë guxim sipas tij e pati Teuta Hadri, për të cilin ky libër është i libër i dhimbjes por edhe i shpresës. Autorja e librit  Teuta Hadri, ka falënderuar pjesëmarrësit në përurim, duke ndarë një përshëndetje të veçantë drejtuar familjes së Legjendarit Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …