Hashim Thaçi

Thaçi: Dialogu do të ngrihet në nivel të kryetarëve të shteteve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit do të ngrihet në nivel të kryetarëve të shteteve . Në një deklaratë për “Deutsche Welle” Thaçi ka thënë se fokusi i bisedimeve do të jetë në kontekstin më të gjerë politik për të arritur një marrëveshje që do të çonte në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit, normalizimit dhe pajtimit. Kjo deklaratë e Thaçit ka ardhur menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në vend, rezultati i të cilave ende nuk është përfundimtar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Andy Burnham: E inkurajojmë fuqishëm Kosovën që t’i përmbahet zotimit për respektimin e mandatit të plotë të gjykates speciale

Deklarata e kryeministrit britanik Andy Burnham lidhur me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës …