Thaçi: Forumi Ekonomik Botëror në Davos është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

Kryetari Thaçi thotë se Forumi Ekonomik Botëror në Davos është një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos të Zvicrës. Thaçi ka shkruar se ky forum, si forume tjera, që mbledhin liderë botëror po i’a mundësojnë atij dhe Kosovës që të takojë këta të fundit. Ai e ka quajtur forumin në Davos një platformë të mirë për “komunikim dhe afrim të politikave”. “Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës vazhdon të ofrojë platformën më të mirë për komunikim dhe afrim të politikave ndërmjet liderëve politikë, organizatave ndërkombëtare dhe botës së biznesit, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në tërë botën. Për Kosovën kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që të takojmë liderët e shteteve dhe organizatave ndërkombëtare më të mëdha e më të rëndësishme, për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi dhe për të promovuar potencialet tona për zhvillim”, ka shkruar Thaçi.

Tutje ai ka treguar se në Davos ka mbajtur disa takime bilaterale, ndër to ka përmendur atë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bahskuara, Antonio Gueterres.“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha. Këto potenciale dhe përkushtimin tonë për të kontribuar për paqen dhe përparimin e përgjithshëm i shpalosa edhe në takimet e shumta bilaterale, si dhe në tryezat ku merrnin pjesë prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, deri te kryeministrat e ministrat e shteteve si Gjermania, Britania e Madhe, Singapuri, Kanadaja dhe shefat e kompanive të mëdha si “Philips” apo drejtorët e organizatave si “GreenPeace” dhe të tjera. “Kosova është me fat që ka miq dhe gjen dyer të hapura kudo në forumet më të rëndësishme botërore”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …