Thaçi: Gjendja në Durrës dhe Thumanë vazhdon të jetë e rëndë, Kosova dërgon forca tjera të specializuara të FSK-së

Thaçi: Gjendja në Durrës dhe Thumanë vazhdon të jetë e rëndë, Kosova dërgon forca tjera të specializuara të FSK-së

Kryetari i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se do të dërgohen trupa shtesë të Forcës së Sigurisë në Shqipëri, pas vlerësimit të situatës nga kryeministri i shqiptar Edi Rama pasi që gjendja atje është e vështirë ende. “Gjendja në Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve. Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti. Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …