Thaçi: Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare

Thaçi: Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka kujtuar 86 vjetorin e vrasjes së heroit Hasan Prishtina. Thaçi thotë se Hasan Prishtina ishte ideator i platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese te trojeve shqiptare në vitin 1912. “Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912. Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …