Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Thaçi konsideron se ishte një vlerësim i panevojshëm i Vuçiqit për Sllobodan Milosheviqin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vizitën dhe mesazhet e kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq gjatë qëndrimit të tij  në Kosovë, vizitë kjo e cila ishte lejuar me presionin direkt të BE-së ka thënë se sa i përket vizitës së Vuçiqit ne dëgjuam nevojën për paqe, por në të njëjtën kohë dëgjuam provokime si ato të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin. Vlerësoj që të dyja këto nuk shkojnë bashkë, edhe vlerësimi i figurës së Milosheviqit  edhe ftesa për fqinjësi. Prandaj, konsideroj se  ishte një vlerësim i panevojshëm dhe aspak ndihmues për dialogun. Kur përmendet Millosheviq, përmendet e keqja më e madhe. Në të njëjtën kohë atakohen vlerat euroatlantike”, ka theksuar Thaçi, i cili në anën tjetër  zotohet se pikërisht me këtë Vuçiqin dhe ithtarët e tij do të arrijë marrëveshjen historike  mes Kosovës dhe Serbisë gjithnjë me iluzione paragjykuese.

Kontrolloni gjithashtu

EULEX-i mirëpriti njoftimin e autoriteteve të Kosovës për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në veri të Kosovës

Giovanni Pietro Barbano: Çdo iniciativë për xhandarmërinë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën

Shefi i misionit të EULEX, Giovanni Pietro Barbano, ka deklaruar se çdo hap drejt krijimit …