Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të
Kosovës, Hashim Thaçi në një emision në RTK, ka kërkuar që të dialogohet mes
pozitës dhe opozitës, meqë siç u shpreh ai, kjo është mënyra e vetme për
zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Ai ka vlerësuar se mesazhi i sekretarit
amerikan të Shtetit, John Kerry, ishte i qartë që dhuna në Kuvend nuk do të
tolerohet. “Sekretari Kerry ishte shumë i qartë se nuk duhet të tolerohet dhuna
në Kuvendin e Kosovës, se vendi për debat dhe sqarime e ballafaqime politike
është Kuvendi i Kosovës. Prandaj, mendoj se ishte një mesazh për të gjithë se
dialogu është zgjidhja e vetme në mes të politikës dhe liderëve të partive
politike në Kosovë”, është shprehur Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
