Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nga një bisedë telefonike e ka përgëzuar homologun e tij shqiptar Bujar Nishani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se institucionet dhe qytetarët në Shqipëri dëshmuan pjekuri të lartë politike duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike. “Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria. Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”, ka shkruar kryetari Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Pacolli: Do të vijë shumë shpejt drejtësia për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së
Në përvjetorin e katërt të arrestimit të eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup …