Brickos

Thaçi: S’ka as ndarje të Kosovës e as Republikë Serbe brenda saj

Thaçi: Serbia po zhvillon propagandë kundër Kosovës dhe po promovon ndarjen e saj

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi i ka deklaruar gazetës gjermane “BILD Zeitung” se Serbia po zhvillon propagandë kundër Kosovës dhe po promovon ndarjen e saj. Kosova asnjëherë nuk do të lejoj realizimin e skenarëve të Serbisë, të cilët në të gjitha mënyrat po kërkojnë destabilizonim e vendit. Ai ka shtuar më tutje se treni ilegal propagandues është vetëm një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Këto dhe provokimet e radhës të Serbisë janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për të ndarë një pjesë të Kosovës dhe për t’ia bashkangjitur Serbisë. Pra një lloj modeli i Krimes por, kjo kurrë nuk do të ndodhë, ka theksuar kryetari, Hashim Thaçi. Ai ka theksuar se serbët e Kosovës gëzojnë të drejta të avancuara, bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kërcënimi i vetëm për sigurinë e serbeve të Kosovë është keqpërdorimi i tyre nga ana e Serbisë për realizimin e skenarit për destabilizimin e Kosovës. Ashtu si në të kaluarën, fatkeqësisht edhe sot, Serbia është e gatshme të sakrifikoj komunitetin serb në Kosovë. Por, këtë nuk do ta lejojmë të ndodhë. Ballkani ka nevojë për një vëmendje më të madhe të SHBA-ve dhe të BE-së, ka porositur kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu, kritikon ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrje në fushatën zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar ministren e  Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për pjesëmarrjen e …