leoni

Ministri i Arsimit priti në takim pronarët e shtëpive shkolla të viteve ‘90

Ministri i Arsimit priti në takim pronarët e shtëpive shkolla të viteve ‘90

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti në takim pronarët e shtëpive shkolla të viteve ’90 nga komuna e Prishtinës dhe drejtues të arsimit në Kosovë të asaj kohe. Gjatë bisedës së zhvilluar, ministri, Arsim Bajrami tha se 20 janari i vitit 1992 është një moment kthese, mbijetese dhe rezistence, të cilin duhet ta kujtojmë për t’u treguar gjeneratave të reja, për rrugën që ka kaluar sistemi arsimor. Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Bajrami ka shprehur falënderimet për sakrificën e pronarëve të shtëpive-shkolla dhe të gjithë atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor të kësaj periudhe, duke bërë që sistemi arsimor në Kosovë të mbijetojë. Ministri, Arsim Bajrami shtoi më tutje se Projektligji për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta tashmë është finalizuar dhe me përkrahjen e plotë të Ministrisë së Arsimit, në këtë ligj periudha e organizmit të mësimit nëpër shtëpitë-shkolla do të zë vendin e merituar.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

Diku rreth orës 02:15 të mëngjesit më 29 mars, në vendin e quajtur “Livadhet e …