leoni

Time Kadrijaj: LV-në po shkel normat parlamentare

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për cenim të rregullave parlamentare dhe ka paralajmëruar se opozita do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, mazhoranca po e shkel sistemin parlamentar dhe po e përdor Kuvendin si mjet politik, pavarësisht se ka shumicën. Ne po mbledhim nënshkrimet e nevojshme për t’iu drejtuar Kushtetueses, pasi është cunguar nga Vetëvendosje e drejta parlamentare, deklaroi Kadrijaj në një deklaratë për media nga holli i Kuvendit të Kosovës. Ajo bëri të ditur se partitë opozitare janë duke koordinuar veprimet për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm për një ankesë formale, me qëllim që të ndalet, siç tha ajo, dëmtimi sistematik i demokracisë parlamentare në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kosova urgjentisht ka nevojë për institucione funksionale

Deputeti Fatmir Limaj ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në drejtim të krijimit të …