Brickos

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Toby Cadman, vazhdon përpjekjet në Gjykatën Kushtetuese rreth hetimit të ish-kryeprokurorit, Jack Smith

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, vazhdon përpjekjet e tij në Gjykatën Kushtetuese rreth hetimit të ish-kryeprokurorit të Gjykatës  Speciale, Xhek Smith. Pasi dorëzoi ankesën në Gjykatën Kushtetutese të Hagës,  ku përfshiu edhe dosjen e ish-agjentit federal, John Monihan, Cadman,    vazhdon të insistojë që Jack Smith duhet të hetohet. Duke përmendur dosjen e Moinihan, Cadman ka theksuar se dosja tregon që “Jack Smith ka qenë i përfshirë në zbulimin e dosjeve”. “Në lidhje me rëndësinë e letrës, Mbrojtja thekson se faqja 4 e Parashtresës A të Ankesës nënkupton se dokumentet e dorëzuara në Shoqatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë nga ish-Prokurori i Smith  dhe faqja 3 e Provës C tregon për përfshirjen e ish-Prokurorit në rrjedhjen e dokumenteve. Të dy pasazhet kanë një ndikim në mbrojtjen e kurthit-nxitjes”, thuhet në këtë përgjigje të avokatit Cadman. Një dosje kundër Jack Smith, ish-Prokurorit  të Hagës, është ngritur në Departamentin e Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk po e lejon ministren Nagavci të takohet me SBASHK-n

Kryetari i Sindikatës sp Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jasharaj ka thënë se …